E djeshmja në “Njerëz të Humbur” startoj me një histori të mistershme dhe enigmatike. Bëhej fjalë për 40-vjeçarin Edi Mani, nga Malësia e Madhe që u zhduk pa pritur fund qershorin e vitit 2004.

“Sfaelt Mani, lindi në datën 26 dhjetor 1969. Edi ashtu siç e thërrisnin të gjithë ata që e njihnin, e shihej shpesh në botën e tij. Një të panjohur që të linte enigmën e heshtjes në fund të qershorit të viti 2004”.

Vijojë më tej publikimi i rastit të Luljeta Hysenit, nga Korça fati i të cilës nuk dihet. Protagonisti i kësaj të premteje do të ishte dhe Arben Shala, larguar nga familja që prej vitit 1994. Pistat e mundshme që janë hapur për fatin e tij të çojnë në Itali dhe Greqi.

“Një largim i papritur, i pa lajmëruar do të shqetësonte familjen e Arben Shalës, atë natë të 25 korrikut ku si zakonisht Arbeni duhet të mbërrinte në shtëpi pas mbarimit të punës tek serat në Shkozet”.

Këto histori dhe shumë të tjera presin që të zbardhen në Njerëz të Humbur./tvklan.al