Teleshikuesve të emisionit “Njerëz të humbur”, kjo e premte në televizionin Klan iu dhuroi një mbrëmje dinamike, të ngjeshur me kërkime direkte në terren dhe me dëshmi të shumta.

Gjetja e radhës për këtë natë ishte ajo e nënës së Valbona Krajës, një histori ku emërtimi “ironi fati” është mëse i gjetur. Një vajzë tashmë nënë vetë, mëson në ditën e 8 marsit se ajo që quante deri në atë çast nënë, nuk ishte ajo që e kishte sjellë në jetë.

Aida Shtino: “Nëse unë të them se ne ta kemi gjetur nënën.”

Valbona Kraja: “Të falënderoj zonja Aida.”

Aida Shtino: “Ne ta kemi gjetur nënën.”

Valbona Kraja: “Të falënderoj zonja Aida, janë këto sy që mi shkëlqeve sonte zonja Aida. Është kjo zemër që ma mbushe me gëzim zonja Aida. Faleminderit ju dhe stafin tuaj.”

Aida Shtino: “Ne ta kemi gjetur nënën, të jap fjalën se shumë shpejt do të takohesh me të. Ajo është bërë e gjallë për ty Valbona.”

Për të dytën javë radhazi iu kushtua një rëndësi e veçantë rastit të Renato Qerimit. Kërkimet e bëra në terren nga gazetarët dhe pohimet e qytetarëve, ngritën pikëpyetjen  se mos kishim të bënim me dy persona të dyshuar si Renato.

Bernard Pecnikaj: “U morëm vesh me kolegët përsa i përket telefonatave që kanë mbërritur deri në këto momente. Dhe dua të them se pasur një ndarje tek qytetarët, një pjesë thoshin se ngjason. Ndërsa pjesa tjetër jepnin informacione se kanë parë një tjetër person. Pra këtu janë përqendruar qytetarët tek dhënia e informacioneve teksa kanë marrë në telefon. Të tjerë kanë pohuar, pra ata të cilët thoshin se nuk ngjason me këtë person, por kemin folur për një tjetër njeri. Thoshin se kanë parë një djalë të ngjashëm me Renato Qerimi, por si të thuash është shumë më normal se personi i cili u shfaq në kronikë.”

Dëshmi nga teleshikues të shumtë dhanë bindjen e një vendndodhje aktuale të Hekuran Latollarit në Fier. Pasi kishte kaluar disa ditë në qytetin e Lushnjës. Një rrugëtim i çuditshëm që prej Elbasanit, por jo i vetmi fakt i pa shpjegueshëm në këtë histori.

Aida Shtino: “Ju jeni pasur një informacion lidhur me Hekuran Latallorin që ne kërkojmë natën e sotme?”

“Po, po, mos gabohem ose dje ose pardje më duket tek stadiumi, tek fruta perimet tek tregu, jam përditë atje në punë.”

Aida Shtino: “Në Lushnje, bëhet fjalë për në qytetin e Lushnjës po?”

“Po po dhe me sa kam parë dhe me sa po shikoj sonte në televizion këtu mu kujtua direkt. Por mos gabohem dje ose pardje ose më duket pardje ditë e mërkurë rreth orës 10-10:30.”

Të bashkuar më frymën festive të këtyre ditëve të fundvitit, “Njerëz të humbur” shpresojnë të bashkojnë akoma më shumë jetë të hutuara në turbullirat e kohës. Kërkimet vazhdojnë. /tvklan.al

Gazetare: Lori Pyze