“Dilema e zgjedhjes së Bamir Topit në krye të shtetit shqiptar”, kjo është tema që do të trajtohet sonte në emisionin “Zonë e ndaluar” të gazetarit Andi Bushati në televizionin Klan.
Gjatë emisionit do të mësoni se rruga e tij në presidencën e Shqipërisë, është ajo e një njeriu që po mundohet të kalojë nga përkatësia e një force politike drejt ndarjes me të. Nga të qenit mbrojtës i interesave të një grupimi politik, në njeriun që garanton lirinë dhe barazinë për të gjithë qytetarët.
Sipas “Zonë e ndaluar” puna një vjeçare e kreut të ri të shtetit Bamir Topi nuk ka qenë aspak e lehtë. Sidomos kohët e fundit kur përplasjet herë të heshtura e herë publike kanë ardhur duke u shtuar.
Sonte në “Zonë e ndaluar” do të trajtohet historia e një njeriu që po përpiqet të fitojë lirinë politike. Historia e një njeriu që po kërkon të ndahet në mënyrë të butë nga e shkuara e tij e afërt./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni