Skena e “X Factor Albania” u ndez nga performance drithëruese e Nikit me Eneda Tarifën. Artistja e shumë hiteve dhe çmimeve të para ishte një nga të ftuarat special të kësaj gjysmëfinaleje magjike.

Së bashku me Nikin ajo performoi “Livin’ on a Prayer” të Bon Jovit duke elektrizuar gjithë sallën. Me një energji të jashtëzakonshme, Niki dhe Eneda bënë që të gjithë të ndiheshin sikur po ndiqnin një koncert të madh rocku.

Salla u mbush me një adrenalinë, ndërsa dyshja dominuan skenën me zërat dhe interpretimin e tyre të jashtëzakonshëm.Nik dhe Eneda krijuan një performancë që do të kujtohet gjatë në “X Factor Albania”./tvklan.al