Erla Mhilli: “Frikacak dhe i tmerruar nga vepra e tij e shëmtuar, nga akti mega korruptiv i marrjes së 19 lejeve të ndërtimit për vete dhe fitimin e tij nga 28 leje që ishin gjithsej në KRT-n e fundit të Tiranës. Edi Rama kërkoi mbështetje dje të vartësve të tij në bashki. Detyroi të dal zyra juridike e bashkisë dhe t’i sugjeroj Ramës që për të shpëtuar nga akti i shëmtuar që kreu, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Kështu dje zonja Vyshka me kërkesë të Edi Ramës, doli dhe gajasi të gjithë shqiptarët, kur tha se do t’i kërkoj kryetarit tim që për të bllokuar hetimin parlamentar, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ta mbrojë nga akti i shëmtuar i përvetësimit të këtyre 19 lejeve të ndërtimit. PD i thotë zotit Rama, se ky është një akt i dëshpëruar me të cilin ai kërkon të fshihet jo prapa fustaneve të vartësve të tij, po mbrapa gishtit të vet. PD i thotë zotit Rama, mos ki frik se hetimi do të jetë tërësisht transparent dhe alternativë e vetme atij i mbetet të dal dhe t’i kërkoi të falur qytetarëve të Tiranës për shndërrimin e bashkisë në pronë familjare dhe të japë dorëheqjen si kryetar i kësaj bashkie”./tvklan.al