Erla Mëhilli: “Edi Rama, sot në ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit. Sot kur ai për vete dhe fitimin e tij nga 30 leje ndërtimi, mori 19 prej tyre. Sot, pikërisht sot vendosi dhe doli të derdhte lot krokodili për krizën ekonomike, për rënien e nivelit të të ardhurave, për dështimin e procesit të zgjedhjeve sipas tij, për garantimin e të drejtës së votës. Zoti Rama as me deklaratat që bën dhe me asgjë tjetër nuk do të mund të mbrosh dhe të heqësh vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që t’i drejton”./tvklan.al