Erla Mëhilli: “Çmimi i dokumentit të identitetit që përmban koston e prodhimit të tij, jo vetëm që nuk është taksuar në mënyrë absolute nga qeveria siç trillon në mënyrë ordinere zoti Rama, por ky çmim është subvencionuar nga shteti në masën 80 deri në 100% për rreth 700 mijë qytetarë në nevojë dhe 25-35% për të tjerët. Kështu ai dje dhe sot duke parë që procesi i pajisjes me kartat e qytetarëve po ecën shumë mirë, duke parë se vendimi i fundit i qeverisë përfitojnë me çmime simbolike nga 2 mijë lekë të vjetra e deri falas rreth 700 mijë votues. Tani flet se po cenohet liria e tyre për të votuar. Me këtë rast duam të pyesim zotin Rama, po ata 1.2 milion qytetar që dokumentin e tyre të identitetit pasaportën e kanë blerë me 50 mijë lekë. Çfarë janë? Apo janë qytetarë të gjobitur me 30 mijë lekë për dokumentet e tyre? Zoti Rama siç u merr 50 lekë qytetarëve për një certifikatë dhe nuk ua jep ato pa paguar taksat e gjelbërimit dhe të pastrimit për të cilat keqpërdor 1 dhe 7 për të vjedhur. Nuk ke koncept tjetër lirie përveç mashtrimit, trillimit dhe plaçkitjes në bashki. Nga ana tjetër shkruaj letra 3 herë në ditë, shpif dhe trillon nga mëngjesi deri në dark, të jesh i bindur se në 28 qershor do të marrësh fundin që t’i meriton”./tvklan.al