Diplomati italian në Tiranë, Alberto Cutillo nuk ka dashur të jetë pjesë e debatit politik, sa i përket përgjimeve. I pyetur nga gazetarët, për pajisjen që sipas opozitës po përdoret nga Policia e Shtetit për të përgjuar zyrtarët, ambasadori italian ka thënë se nuk ka asnjë koment, në një kohë kur prokuroria ka nisur hetimet....