Soreca: Të plotësohet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tirane Luigji Soreca ka zhvilluar sot një takim për rreth 60 minuta me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Asnjë nga zyrat e shtypit bëri komente për çështjet e diskutuara.

Vetë Soreca pas takimit komentoi në Twitter se për Shqipërinë është thelbësore të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij kjo është një kërkesë e konkluzioneve të Këshillit Europian të 25 Marsit dhe që duhet të përmbushet sa më parë.

Sipas Soreca-s, opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjitha autoritetet kompetente për të përfunduar me shpejtësi emërimet e munguara.

Tv Klan