Britania ka njoftuar se ka thirrur në bisedë ambasadorin e Koresë së Veriut, për të dënuar lëshimin e raketës balistike mbi Japoni dy ditë më parë. Më herët gjatë ditës, kryeministrja britanike, Theresa May dhe homologu i saj japonez ranë darkord që të punojnë së bashku, për t’u përballur me kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut.

“E kemi thirrur në bisedë ambasadorin e Koresë së Veriut në Ministrinë e Jashtme dhe e kemi bërë të qartë se sa fuqishëm Britania e dënon lëshimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi mbi Japoni”, ka thënë përmes një deklarate ministri britanik për Azi dhe Paqësor, Mark Field.

“Veprimet e pamatura të Koresë së Veriut, shkelin një varg rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërcënojnë sigurinë botërore. I bëj thirrje regjimit që t’i jap fund përpjekjeve për raketa bërthamore dhe balistike dhe t’i kthehet dialogut me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Field./REL