Ish- të përndjekurit politikë, ashtu siç kanë deklaruar, kanë vazhduar protestat para Parlamentit, ndërsa brenda zhvillohej seanca e radhës. Protesta ka qenë mjaft e qetë dhe me forca policore më të reduktuara pranë Parlamentit, ndërkohë që përreth godinës qëndrore qëndoronin në pritje njësitë speciale. Sipas një prej krerëve të shoqatave të ish- të përndjekurve zotit Kurt Kola, protestat rreth Parlamentit nuk do të ndërpriten deri në mirartimin e ligjit për kompensimin.
Kurt Kola: “Bota të shohi se parlamenti shqiptar zhvillon punimet në gjendje lufte, në gjendje shtetrrethimi. Nga 200-300 të burgosur politikë, sepse është hala nën ndikimin e krimeve 50 vjeçare.”
Ish- të përndjekurit kanë publikuar sot një listë me dëmshpërblimet e viteve të burgut për ish- anëtarët e byrosë politike.
“Ka dhënë dëmshpërblim persekutorët tanë. Ja ku është lista: Ramiz Alinë, Muho Asllanin, Zylyftar Ramizin të gjithë ato që kanë bo krime karshi shtresës që përfaqësojmë ne.”
Pasi opozita ka bojkotuar parlamentin për shkak të mos përfshirjes në kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit, të projektligjit të kompensimit, deputeti legalist Ekrem Spahiu ish- i përndjekur i ka premtuar protestuesëve se do të kenë mbështetjen e padiskutueshme të opozitës.
Ekrem Spahiu: “Kjo është një situatë alarmante dhe Shqipëria ka humbur sovranitetin politik dhe ky parlament nuk ka legjitimitetin e duhur për të funksionuar, sepse ka shkelur çdo rrugullore, çdo ligj dhe at kushtetutë që vet e kanë miratuar.”
Krahas protestave të vazhdueshme përpara parlamentit ish-të përndjekurti politikë nuk do të heqin dorë edhe nga ideja për të nisur grevën e urisë./tvklan.al