Qendra e Beogradit u paralizua këtë të Hënë, nga e ashtuquajtura bllokadë e studentëve, një grevë 24-orëshe në vazhdim të protestave kundër presidentit Aleksandër Vuçiç të nisura prej disa javësh. Protestuesit bllokuan bulevardet kryesorë në qendër të kryeqytetit dhe disa prej nyjeve hyrëse rrugore. Në mbështetje të tyre u erdhën edhe grupe fermerësh me traktorë...