Administrata e Presidentit Donald Trump po ofron stimuj financiarë për 2 milionë punonjës federalë që të japin dorëheqjen.

Në një email dërguar miliona punonjësve të martën, administrata e tij inkurajon punonjësit të largohen vullnetarisht nga postet e tyre dhe do të marrin rreth 8 muaj pagë, por ata duhet të marrin një vendim deri më 6 shkurt.

Në këtë plan të Presidentit Trump përjashtohen pozicionet e lidhura me emigracionin dhe sigurinë kombëtare, së bashku me stafin e Shërbimit Postar të SHBA.

Sipas mediave amerikane deri në 10% e punonjësve pritet të pranojnë ofertën.

Qeveria federale punësoi më shumë se 3 milionë njerëz që nga Nëntori i vitit të kaluar, që përbënte gati 1.9% të të gjithë fuqisë punëtore të vendit, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Kohëzgjatja mesatare për një punonjës federal është gati 12 vjet.

Një sindikatë që përfaqëson punonjësit federalë e përshkroi planin si një “spastrim” që shënjeston punonjësit që nuk konsiderohen besnikë ndaj administratës së re.

Klan News