#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Të ftuar: Helena Halilaj,  Persida Shkrepa, Jola Hysaj, Tedi Kopliku, Diogjen Kolici, Laert Vasili

Fokus te parafushata elektrorale në Shqipëri. 6 të rinj që kanë aspirata politike për të qenë pjesë e dy partive të mëdha politike. Emisioni i parë i një serie emisionesh që fokusohet te grupet që përfaqësojnë një lloj risie në raport me zgjedhjet sepse shumë prej tyre janë të angazhuar në politikë që në moshë të hershme.

Me çizme në studion e “Opinion” në shenjë simbolike, e reja nga Durrësi për përmbytjet: Po bëhet kasaphane…

Jola Hysaj është një e re e cila ka aspiratë politike për të qenë pjesë e Partisë Demokratike. E ftuar në studion e emisionit “Opinion “në Tv Klan, Jola tregon se ajo që 16 vjeç është angazhuar në politikë në qytetin e Durrësit, teksa shton se do të kandidojë në primaret e PD në këtë qytet.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte paraqitja e saj, e cila kishte zgjedhur të vinte në studio e veshur me çizme, kjo një simbolikë për përmbytjet të cilat kanë përfshirë ditën e sotme qytetin.

Hysaj tha se në Durrës aktualisht që flasim 400 shtëpi janë totalisht të përmbytura, ku sipas saj në këtë qytet po bëhet kasaphane.

Blendi Fevziu: Jola ti je reshtuar në Partinë Demokratike. Që kur ke nisur të angazhohesh me politikë?

Jola Hysaj: Që 16 vjeç dhe unë këtu vij sot, përfaqësoj ose të jem pjesë e primareve të atij qarku i cili është qarku i Durrësit.

Blendi Fevziu: Do të kandidosh për deputete?

Jola Hysaj: Do të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike në qarkun Durrës i cili sot siç mund ta shihni edhe simbolikën që unë kam sjellë janë pikërisht çizmet dhe është tejet i përmbytur. Është totalisht i përmbytur dhe është rëqethëse fakti që mbi 400 shtëpi janë totalisht të përmbytura, janë nën ujë ku një pjesë e mirë e plazhit, por edhe sa i përket rëshkitjes së dherave të kodrës së Currilave po ndodh një kasphanë në qytetin e Durrësit aktualisht që flasim ku një pjesë e madhe e fshatrave janë nën ujë, por edhe pjesa më e madhe e qytetit.

Blendi Fevziu: Pra do të kandidosh?

Jola Hysaj: Do të kandidoj në primaret e Durrësit.

“Për Martinin”, babai i 14-vjeçarit të vrarë tek “Fan Noli” bën publike “GoFundMe”

Engjëll Cani, babai i 14-vjeçarit Martin Canit që humbi jetën në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë fjalës së tij, Cani ka bërë publike një “GoFundMe” ku do të ndihmohet familja dhe po ashtu do të shërbejë për fondacione në të ardhmen edhe për fëmijët që kanë të njëjtën ëndërr që kishte Martin Cani, sportin.

Blendi Fevziu: Ju keni hapur një llogari GoFundMe për çfarë?

Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.

Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?  

Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.

Blendi Fevziu: Si mund të hyj në GoFund?

Ardit GavaniNëpërmjet webside www.martincani.al mund ta gjejnë veten ta ndihmojnë ose të kontaktojnë me familjen.

Blendi Fevziu: A janë të garantuara të gjitha donacionet?

Ardit Gavani: Donacionet janë të garantuara dhe çdo transaksion është komplet transparent. Familja ka nevojë për ndihmë. Nuk duam që kjo histori të harrohet, nuk është thjesht një aksident rrugor. Është një ngjarje që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët sepse na prek të gjithëve.

“Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë”, babai i Martin Canit: Kërkojmë drejtësi!

Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani thotë se kërkon drejtësi për të birin e tij, Martinin.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Cani shprehet se situata në familje është e trishtë teksa tregon se ai dhe bashkëshortja e tij trajtohen me psikologë.

Blendi Fevziu: Si është gjendja në familje?

Engjëll Cani: E trishtë, akoma presim nga drejtësia, akoma nuk kemi asnjë informacion.

Blendi Fevziu: Po djali tjetër, a e mori vesh?

Engjëll Cani: Pak a shumë e kupton, por nuk e pranon dhe vetë thotë “kur të vijë Martini”.

Blendi Fevziu: Nuk ja keni thënë tamam? Po, a e ka kuptuar?

Engjëll Cani: Pak a shumë, është në ato ujëra, Nuk do ta besoj as vetë ai. Më pyet se “kur do të vijë Martini?”. I them se do të vijë shpejt.

Blendi Fevziu: Ju po merrni pjesë dhe në protesta, çfarë kërkoni?

Engjëll Cani: Kërkojmë vetëm drejtësi, mos të heshtet sepse heshja vret shumë.

Blendi Fevziu: Bashkëshortja si është?

Engjëll Cani: Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë.

Blendi Fevziu: Unë i vijoj dhe bëhem pjesë e këtij apeli, kërkoj po ashtu një drejtësi dhe të paktën më shumë transparencë.  

/tvklan.al