#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Duke shprehur ngushëllimet për besimtarët ortodoksë për humbjen e kryepeshkopit Janullatos, në një lloj homazhi, sjellim një material. Vetëm 7 minuta larg rrethrrotullimit të TEG-ut ndodhet një prej objekteve të trashëgimisë kulturore më të rëndësishme në Shqipëri, manastiri i Shën Gjon Vladimirit. Një kishë fillestare e ndërtuar në vitin 1008 që këtë formë e ka marrë më 1380 nga Karl Topia. Gjon Vladimiri ishte një prej martirëve të kishës ortodokse që u vra në Ohër. Sipas gojëdhënës ai mori kokën e tij të prerë dhe e vendosi në atë vend ku sot ndodhet Shën Gjon Vladimiri, manastiri, pjesë e së cilës është kisha. Brenda kishës ruhen edhe eshtrat e shenjtorit, një pjesë ndodhen në Tiranë, ndërsa një pjesë në manastirin e Shën Gjon Vladimirit. Një prej objekteve të rralla të trashëgimisë kulturore shqiptare, një prej objekteve të rralla religjioze dhe vend i shenjtë për besimtarët ortodoksë.