Spiro Ksera: “Projektbuxheti i vitit 2010 për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do jetë në masën 18.6 miliard lekë nga 16.5 miliard që ishte në vitin 2009. Fondet sipas programeve do të jenë pagesa e personave me aftësi të kufizuar do të jetë në masën 11,422 miliard lekë, ndihma ekonomike do jetë në masën 5.2 miliard lekë. Objektivat tona për vitin 2010 janë realizimi i 13 mijë ndërmjetësimeve për punë ose afrimi i formimit profesional për 7500 persona vetëm në qendrat publike.”/tvklan.al