Lajme Arkiva 2004

Procesi gjyqësor për vrasjen e  Gani Malushit dhe shoferit të  tij Gjovalin Ndreu ka vijuar me dëshmitë e dy grave. Esma Mlaushit e veja e komisarit të vrarë dhe Prena Shurbit, nëna e Agim Pepës e akuzuar si autori i ngjarjes.

Esma Malushi ka përsëritur në procesin gjyqësor dyshimet se burri i saj është vrarë për shkak të detyrës, ndërsa Prena Shurbi, nëna e Agim Pepës ka kërkuar falje nga familjarët e Gani Malushit në sallë dhe në emër të të birit duke deklaruar se plumbi e ka zënë padashje.

Prena Shurbi ka deklaruar gjithashtu se dy ditë pas vrasjes është lidhur në telefon me Agim Pepën, i cili ka pranuar krimin .

Agim Pepa akuzohet se ka vrarë me paramendim, ndërsa deklarata e Prena Shurbit ka për qëllim lehtësimin e akuzës si vrasje për gjakmarrje dhe vrasje pa dashje. Procesi gjyqësor vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje./tvklan.al