Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Familjarët e të akuzuarit për vrasjen e komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij në Gusht të vitit të kaluar, kanë deklaruar në sallën e gjyqit, se nuk kishin dijeni për planin e vrasjes. Para trupit gjykues dhanë shpjegime vëllai i të gjykuarit në mungesë Ardian Shurbi, motra Flora Shurbi dhe gruaja e të akuzuarit Pranvera Stafa.
Vëllai i Pepës tha, se disa muaj para ngjarjes, ai nuk komunikonte më me të, shkak ishte bërë një grindje në familje. Për ngjarjen Shurbi tha se ishte vënë në dijeni nga policia, e cila e kishte shoqëruar atë për disa orë në komisariat. Shurbi i pyetur nga prokurori tha, se familja e tij ia kishte falur gjakun familjes së Gjovalin Ndreut, i cili megjithatë u qëllua për vdekje ndërsa udhëtonte me shefin e komisariatit të Krujës Gani Malushi.
Familjarët e Pepës, kanë mohuar të kishin dijeni nëse objekti i krimit ka qenë edhe komisari Malushi. Në seancën e kaluar dëshmoi nëna e Agim Pepës, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar./tvklan.al