Lajme Arkiva 2003

Prena Pepa, nëna e Agim Pepës dhe kreu i rendit Luan Rama kanë biseduar në zyrën e ministrit për dorëzimin e vrasësit të Gani Malushit. Takimin në fjalë e ka pranuar edhe vetë Luan Rama. Gruaja është paraqitur në Ministrinë e Rendit me insistim për tu takuar me ministrin, i cili e ka pritur më pas në zyrë ku ajo ka rrëfyer se e di ku ndodhet djali i saj. Prej 15 ditësh person shumë i kërkuar. Në trajtën e një bisede në emër të rregullave kanunore, gruaja nga Mirdita i ka kërkuar besë ministrit për dorëzimin e Agim Pepës.

“Nëse më jep fjalën se nuk do të vritet Agimin do ta dorëzoj vetë në duart e shtetit”, ka shprehur Prena Pepa.

Përgjigja e Luan Ramës ka qenë se nëse Agim Pepa dorëzohet pa më të voglën rezistencë do të prangoset dhe gjykohet nga policia. Nëna e Agim Pepës kishte kërkuar edhe më parë nëpërmjet shtypit të negocionte me policinë për dorëzimin pa pasoja të djalit të saj.

 Prena Pepa: Kjo nënë ka kërkuar të gjitha veset e Mirditës. Me vëllain e gruas së vet 16-vjeçar. I kam kërkuar që hakun ta gjejë dhe ta dorëzoj. Të ma garantoj shteti që ta kem djalin shëndosh e mirë. I them avokatit të thotë fjalët e veta, të qetësohet gjendja. Mua më ka ardhur keq sepse ka vdekur Malushi. Se për atë, ai vdiq se mori hakun e babait të vetë.

Agim Pepa pasi ekzekutoi në mes të qytetit arriti të largohet duke humbur shumë shpejt gjurmët forcat blu deri më tani kanë dështuar disa herë në gjetjen e Pepës edhe për shkak të informacioneve çorientuese pjesë e taktikës së tij./tvklan.al