Në vrasjen e kryer në 6 Gusht 2003 pranë spitalit të Durrësit Agim Pepa ka patur të paktën 6 bashkëpunëtorë. Në këtë konkluzion ka arritur prokurorja e çështjes Donika Prenga e cila u është drejtuar edhe Gjykatës së Krimeve të Rënda duke shpjeguar se gjatë kryerjes së vrasjes, me të pandehurin kanë komunikuar dendësisht disa numra telefonik.
Gjashtë numra të cilët aktualisht rezultojnë të mbyllur dhe nuk dihet se kujt i përkasin. Sipas akuzës, përdoruesit e këtyre numrave duhet të kenë qenë bashkëpunëtorë të pandehurit, pasi ata kanë informuar të pandehurin për vendndodhjen e viktimave dhe pozicionin e tyre.
Është e pamundur që duke u nisur nga shtrirja e vendit të ngjarjes dhe lëvizjet e kryera nga viktimat dhe i pandehuri, ai çdo gjë ta ketë kryer vetëm. Pra në përfundim gjykojmë se i pandehuri veprat penale i ka kryer në bashkëpunim.
Këto konkluzione prokurorët e Pepës i kanë nxjerrë pas studimit të ekspertizës policore në vendngjarje. Materialet me përgjimet e bëra në telefonin e të pandehurit datën e rimit, si dhe nga argumentimi logjik i dinamikës së lëvizjeve të Pepës pas krimit, duke humbur menjëherë gjurmët për policinë.
Nuk dihet nëse pas vetëdorëzimit të Agim Pepës pranë policisë do të merret i qenë edhe varianti i tij se krimin e ka kryer pa bashkëpunëtor.
Një ditë më parë ministri i Rendit Toska duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve u shpreh se nuk ka të tjera urdhër arreste për vrasjen e Gani Malushit, duke shpjeguar se është organi i akuzës që duhet të hetojë për të zbardhur emrat e bashkëpunëtorëve dhe të implikuarve./tvklan.al