Lajme Arkiva 2003

Kohët e fundit thuajse çdo ditë faqet e gazetave dhe televizionet janë pushtuar nga foto dhe tituj tronditës që kanë lidhje kryesisht me vrasjet, por vetëm gjatë këtyre 9 ditëve opinioni u shokua nga dy ngjarje që ndoqën njëra tjetrën.

Ekzekutimi i komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij Gjovalin Ndreu disa metra larg Drejtorisë së Policisë në Durrës, si edhe ekzekutimi i njëri pas tjetrit i babait dhe djalit të tij, si dhe një polici në Fushë Krujë i cili u gjend në vendin e ngjarjes. Por si ka ndikuar në opinionin e qytetarëve kjo situatë. Të intervistuarit nga TV Klan thonë se rendi në vend është më i tronditur se disa vite më parë.

 Qytetari: Me këto ngjarjet e fundit është përkeqësuar. Problemi është te kanuni.

Qytetari: Gjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri sigurisht njerëzit janë të cëuar, janë goditur nga njëri-tjetri dhe i shfrytëzojnë këto.

Qytetarja: Duhet të punoj më shumë qeveria dhe policia. Ne jemi popull si parandalojmë dot, ne duam qetësi.

Gazetarja: E shikoni të përmirësuar apo të përkeqësuar situatën në krahasim me vitet e mëparshme?

Qytetarja: E përkeqësuar është, përderisa po ndodhin njëra pas tjetrës.

Qytetari: Unë kam 5 vjet që jam jashtë,jetoj andej.

Qytetarja: Mendoni se ka një përmirësim apo përkeqësim të situatës?

Qytetari: Më keq.

Qytetari: Çfarë përmirësimi i krimit, nuk bëhet gjë këtu jo. Këtu është kot fare.

Qytetarja: Çfarë e shkakton?

Qytetari: Shteti i bën të gjitha rrëmujat./tvklan.al