Arjan Peço, specialist futbolli, analizoi fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Peço theksoi se nuk do të ishte çudi, dikur Serbia të barazonte rezultatin, pasi kanë lojtarë të nivelit të lartë.

Anglia e nisi ndeshje shumë mirë, dominoi dhe shënoi golin. Loja sa erdhi dhe u barazua. Serbia mori lojën në kontroll dhe iu afrua barazimit. Serbia ka lojtarë të nivelit të lartë. Janë një fidanishte e mirë. Luajtëm mirë, u përpoqën. Anglia e menaxhoi mirë lojën, por nuk do të ishte çudi sikur Serbia të barazonte.”, deklaroi Peço./ tvklan.al