Turqia e nisi vrullshëm takimin ndaj Austrisë, duke kaluar në avantazh pas vetëm 57 sekondave lojë.
Merih Demiral, zhbllokoi sfidën, duke dërguar në rrjet një top të mbetur në zonë. Ky gol i mbrojtësit turk, është i dyti më i shpejtë në historinë e Europianëve.
Sigurisht vendi i parë mbahet futbollisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami, që i shënoi Italisë pas 23 sekondave lojë.
Renditja më pas vazhdon me Dmitri Kirichenko, që shënoi në Rusi-Greqi, pas 1 minute e 5 sekondash, në vitin 2004.
RENDITJA ME GOLAT MË TË SHPEJTË:
00:23 – Nedim Bajrami (Shqipëri vs Itali më 15 Qershor 2024)
00:57 – Medih Demiral (Austri vs Turqi më 02 Korrik 2024)
01:05 – Dmitri Kirichenko (Rusi vs Greqi më 20 Qershor 2004)
01:22 – Emil Forsberg (Suedi vs Poloni më 23 Qershor 2021)
01:39 – Yussuf Poulsen (Danimarkë vs Belgjikë më 17 Qershor 2021)
01:40 – Robert Lewandowski (Poloni vs Portugali më 30 Qershor 2016)
01:57 – Luke Shaw (Angli vs Itali më 11 July 2021)
01:58 – Robbie Brady (Irlanda vs Franca më 26 Qershor 2016)
/tvklan.al