Familjarët e personit të vrarë në burgun e Peqinit në mesin e Dhjetorit 2023, Arben Lleshit nuk e kanë tërhequr ende trupin e tij nga morgu.

Refuzimi dhe pretendimi i tyre që ai nuk i përkiste familjarit të tyre, çoi Prokurorinë e Elbasanit të urdhëronte një akt-ekspertimi daktiloskopik, ose thënë ndryshe konfirmimin e identitetit të tij nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Ky akt-ekspertim i cili e ka konfirmuar shkencërisht që trupi i pajetë në morg është ai i Arben Lleshit, do t’i dorëzohet familjarëve për të shuar dyshimet që ata kanë ngritur.

Në rast se trupi nuk tërhiqet prej tyre atëherë ai do të varroset nga Bashkia ku ka vendlindjen me kërkesë të morgut dhe lehe të Prokurorisë së Elbasanit.

I dënuari Arben Lleshi u vra me armë zjarri nga i dënuari tjetër Sokol Mjacaj në qelinë e burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe dyshimet janë se shkak është bërë hakmarrja.

Tv Klan