Për familjen Butlet kjo ishte një ditë e trishtueshme, pasi po përcillnin për në banesën e fundit njeriun e tyre të dashur.
Por ata shtangën kur këmba e një trupi të dekompozuar ra mbi arkivolin e 85 – vjeçarit Cleveland Butler.
Incidenti ndodhi në Mount Holiness Memorial Park, në New Jersey.
Vajza e të ndjerit, Sandra Butler u shpreh e traumatizuar nga ngjarja, fillimisht me humbjen e babait e më pas me këtë.
“Ishte e tepërt dhe askush nuk e prishi terezi. Punonjësit e varrezave vijuan në hidhnin dhe mbi varr pa u shqetësuar nga ajo që sapo kishte ndodhur.”
Ajo shtoi se punonjësit thjeshtë e mbuluan këmbë dhe u sollën sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Kjo nuk është hera e parë që në këto varreza ndodhin incidente të tilla. Muajin e shkuar një familje varrosi trupin e një të panjohuri, pasi punonjësit kishin ngatërruan tabelën me emrin mbi arkivol./tvklan.al