E ftuar në programin “Rudina” këtë pasdite ka qenë gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu. Ajo ka folur për festat e fundvitit, atmosferën e krijuar në familjen e saj, zbukurimet, por edhe një bilanc për vitin që po lemë pas.
“Ka qenë një vit shumë i mbarë, ka qenë një vit i mirë, në aspektin personal timin. Unë vetë si Fatma jam rritur shumë, mendoja që me kalimin e viteve do filloja të ndjeja keqardhje sepse thua bobo iku dhe një vit, i afrohemi më shumë plakjes. Ndërkohë që mua po më ndodh e kundërta, që kur kam mbushur 30 vjet, më duket se po e shijoj më shumë, çdo fazë të jetës sepse jam më koshiente për gjërat që bëj, për gjërat që nuk duhet t’i mendoj, që nuk duhet të më mërzisin dhe për objektivat që i kam venë vetes. Kam mësuar një gjë shumë të rëndësishme këtë vit, që nëse t’i fokusohesh realisht në diçka që do, e arrin”.
Fatma ka krijuar edhe dy linjën për flokët, të cilën e ka quajtur ‘’Fatmarrela’’, janë dy linja me produkte specifike për flokë kacurrela, 100% bimore, me paketim të riciklueshëm. Njëra nga linjët është e hidratimit të thellë me ekstarkte mëndafshi dhe e dyta linja proteinike me proteinën e birrës./tvklan.al