Pavarësisht angazhimet të bërë publik nga dy forcat e mëdha politike, hartimi i kodit të ri zgjedhor nuk do të përfundojë brenda datës 30 shtator. Afat kur skadon dhe punë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.
Fatmir Xhafa: “3 shtatorin nuk e kap, duhet të jemi të hapur, nuk ka arsye pse, ne bëmë të gjitha përpjekjet absolutisht bëmë të gjitha përpjekjet. Është bërë një punë shumë e konsiderueshme nga grupi i ekspertëve, komisioni ka kaluar mbi 60-70 nene mos gaboj, mbetet angazhim i cili kërkon më shumë vullnet, më shumë impenjim, në radhë të parë nga dy partitë e mëdha dhe nga grupi i ekspertëve.”
Por lajmi i mirë për bashkëkryetarin socialist të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, zoti Xhafa është se në mbledhjen e sotme të komisionit janë miratuar dy çështje të rëndësishme.
Fatmir Xhafa: “U miratua sot në kod, që koalicionet e përbëra janë një formë e regjistrimit të subjekteve zgjedhore për të konkurruar në garën elektorale dhe kjo u miratua me unanimitet të gjithë pjesëtarëve në këtë komision parlamentar. Ne fiksuam kuotën e barazisë gjinore, duke vendosur kushtin, që nëse një parti në listën e saj shumëemërore që paraqet nuk e plotëson këtë detyrim, ai nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor.”
Një çështje që vazhdon të ngjallë ende debat mes anëtarëve të komisionit dhe të mbetet pa zgjidhje është përbërja e komisioneve që do të administrojnë procesin zgjedhor./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Gentian Koçi