Lajme Arkiva 2003
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në promovimin e linjës 110 kilovolt të nënstacionit të Zëmblakut në Korçë. Investimi i kësaj linje të financuar nga BERZH dhe KESH ka qenë 1.4 milionë Euro ndërsa punimet janë zbatuar nga një firmë italianë.
Kjo linjë me gjatësi 13 kilometra që lidh nënstacionin e lirë të Zëmblakut me nënstacionin e Korçës do të bëjë të mundur importimin e energjisë elektrike nga Greqia për furnizimin e zonës jug-lindore të vendit gjithashtu do të rrisë me 150 mega vat për fazën e parë dhe me 300 mega vat për fazën e dytë kapacitetin e importimit të energjisë elektrike për të gjithë vendin.
Specialistët thonë se ky nënstacion do të ndikojë në përmirësimin e tensionit dhe në zvogëlimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit të energjisë.
Në ceremoninë e përurimit, kanë qenë edhe drejtuesit e KESH-it, nënstacioni i Zëmblakut do të fillojë funksionimin plotësisht dhe të jetë efektiv për të gjithë rajonin e juglindjes në fund të këtij viti./tvklan.al