Zvicerani vazhdon rikuperimin, ndërsa pritet që të rikthehet në fushen e tenisit në mes të vitit 2022
Tenisti Roger Federer do të mungojë në Australian Open në muajin Janar dhe gjasat janë të mëdha që të mos kthehet për të garuar deri në mes të vitit 2022.
Zvicerani po rikuperohet pas disa operacioneve të kryera në gju.
Sportisti 40-vjeçar u shpreh se do të befasohej shumë nëse do të ishte në gjendje që të luante në Uimbëlldon në Qershor, një Grand Slam, të cilin ai e ka fituar si asnjë tenist tjetër, 8 herë, ndërsa titulli i fundit u fitua më 2017-ën.
Kampioni i 20 Grand Slam-eve u shpreh se ai do të ishte i aftë që të vraponte në Janar dhe të niste të stërvitej në Mars ose Prill.
“Duhet që të tregohem shumë i duruar dhe t’i jap kohë gjurim tim të shërohet. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për mua”.
Federeri ka 20 Grand Slam të fituara, po aq sa edhe Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, e të tre janë në garë për kurorën e tenistit më të suksesshëm të botës.
Klan News