Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00 në rrugën “Myzafer Spaho” në kryeqytet ka rënë zjarr në një banesë. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.
Siç bën me dije policia, ka ndërruar jetë 75 vjeçari Ramazan Karimani. Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm, në kushte të mjerueshme. “75 vjeçari sapo ishte kthyer në banesë dhe kishte ndezur një zjarr, i cili më pas ka përfshirë gjithë banesën”, kështu raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj për rastin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/tvklan.al