Një vogëlush 1-vjeçar nga Gaza është sjellë në Shqipëri për të marrë kujdes mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Lajmin e ka bërë të ditur “Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri” dhe Ministria e Shëndetësisë.

Fëmijën dhe familjen e tij e ka vizituar edhe ministrja Albana Koçiu, ndërsa mjekja pediatre e mirënjohur Ermira Kola ka dhënë më tepër detaje për problemet shëndetësore të fëmijës.

Edhe babai, vëllai dhe motra e 1-vjeçarit janë shtruar në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.  

Më tej, OBSH thotë se angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur njerëzit në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti, teksa shton se meqë shumë pacientë në Gaza kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.

Klan News