Emigrantët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet e 11 Majit 2025 me një dokument identifikimi shqiptar të vlefshëm. Ndërkohë, nëse dokumenti i identifikimit ka skaduar, ata mund të regjistrohen për zgjedhjet, por nuk kanë të drejtë të votojnë.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur ministri dhe njeherësh drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, i cili ka thënë se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që t’i mundësojë çdo qytetari në diasporë që të votojë.

Artan Hoxha: Një shqetësim i madh nga votuesit emigrantë është një pjesë e madhe e tyre nuk kanë dokumenta në afat. Mund të regjistrohen si votues me dokument të skaduar, por nuk mund të votojnë me një dokument të skaduar. Rinovimi i dokumentave kërkon kohë. A do të ishit të gatshëm ju si parti politike të konsideronit diçka që diskutuam dhe me Celibashin që mund të votohet dhe me një dokument që i rinovohet koha përmes një ligji?

Taulant Balla: Ne duam të bëjmë gjithçka dhe kemi bërë gjithçka që bashkëatdhetarët tanë në diasporë të mund të votojnë në shumicë. Nga ana jonë ka gjithmonë gatishmëri. Edhe që mund të regjistrohesh me një dokument të skaduar ishte një zgjidhje që gjetëm bashkarisht në KQZ. Kjo që thoni ju kërkon një ndërhyrje në Kod.

Artan Hoxha: Kjo mund të kërkojë për emigrantët shqiptar një modifikim, a do të ishit të gatshëm që ta konsideronit?

Taulant Balla: PS do të bëjë gjithçka që të ju mundësojë çdo qytetari në diasporë që të votojë.

/tvklan.al