Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Rudina”, psikologia Bruna Labovoti është shprehur se gjatë pandemisë së koronavirusit, mungesa e një psikologu nëpër shkolla është një shqetësim shumë i madh. Madje ajo shprehet se fëmijët kanë filluar të shfaqin dhe probleme psikologjike.
“Ajo që do ishte më me shumë vlerë të diskutohej është e ardhmja. Shumë prej fëmijëve kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor edhe në aspektin emocional për pasigurinë e të ardhmes. Që do të thotë, nëse ne sot jemi në javën e dytë, në javët në vazhdim, kush është plani i Ministrisë apo përgatitjet që kanë bërë? Kjo pasiguri kthehet edhe në një pasiguri psikologjike dhe emocionale tek fëmijët por edhe tek prindërit të cilët i përjetojnë njësoj si fëmijët e tyre”, është shprehur Bruna Laboviti. /tvklan.al