Tirana është shpallur kampion duke mundur Partizanin në takimin e tretë Play off duke mundur me rezultatin 69-60 dhe ndërprerë hegjemoninë e Valbonës në vitet e fundit. Ky sezon ka qenë i veçantë për bardh e blutë të rikthyer tek titulli pas 6 vitesh, por edhe për lojtarin veteran Dritan Mema që luan ende megjithëse është 39 vjeç.
Skuadra e drejtuar nga Roland Avrami siguroi përfundimisht fitoren e ndeshjes së zhvilluar në pallatin e sportit Asllan Rusi. Vetëm në minutat e fundit e ndihmuar edhe nga pikët e kapitenit Erkan Karaj 23 në këtë sfidë.
Partizani nga ana e tij tregoi një lojë më kërkuese në krahasim me dy sfidat e para, por pa mundur të shtyjë dorëzimin e trofeut. Tirana e cila këtë sezon ka pësuar vetëm një humbje, në kampionat me studentin arkivoi titullin e 14 në historinë e saj./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku