Kompania me e madhe e sigurimeve ne vend, Sigal Uniqa Group Austria, ne vitin e dyte te hedhjes ne treg te produkteve te sigurimit privat te shëndetit sjell për here te pare ne Shqipëri Kamionin e Jetës.

I konceptuar si një klinike mjekësore e lëvizshme ky kamion do te mundësoje ekzaminimin dhe diagnostifikimin falas te shëndetit.

Avni Ponari: “Është një risi për Shqipërinë, sepse të gjitha kontrollet që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve qëndrimi të kësaj, këtij automjeti lëvizës, kësaj klinike lëvizëse, kanë një qëllim të vetëm për ekzaminimin dhe sensibilizimin e opinionit publik për të parandaluar dhe për të kontrolluar sëmundjet përpara sesa të sëmuremi. Kjo është e gjithë ideja dhe kjo është edhe ideja pse SIGALI e ka suportuar dhe mbështetur këtë lëvizje të madhe”.

Kamionin e jetës e vizitoi dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili tha se bashkëpunimi mes sipërmarrjeve private dhe sektorit shtetëror duhet te jete me i gjere.

Petrit Vasili: “Besoj që thelbi i reformës tonë në shëndetësi, fuqia e saj do të jetë pikërisht parandalimi dhe kthimi i vëmendjes së qytetarëve përfundimisht drejt parandalimit drejt mjekëve të familjes, mjekëve të përgjithshëm në mënyrë që të çlirojmë përfundimisht spitalet nga ngarkesa e panevojshme. Një nga elementet e munguar të shëndetësisë shqiptare, një partneritet gjithmonë e më i ngushtë midis sipërmarrjeve private dhe shëndetit publik shqiptar do të ishte dhe ai dimension i munguar për shëndetësinë tonë”.

Janë rreth 7 lloje ekzaminimesh, te cilat do te mundësohen ne kliniken e lëvizshme. Kamioni i jetës do  te kaloje ne disa nga qytetet kryesore te vendit ku parashikohet te kryhen ekzaminime të 2000 pacienteve te moshave nga 18 deri 45 vjeç./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro