Pas pak minutash Shqipëria do të zbresë në fushë për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, atë kundër Bjellorusisë. Trajneri Reja ka bërë publik edhe formacionin më të cilën do të nisë që nga minuta e parë.

Edhe pse pësoi një gol në mënyrë të shëmtuar ndaj Kazakistanit, tekniku i ka besuar sërish Etrit Berishës në portë. Pritet që kapiteni të jetë në superformë për të korrigjuar gabimin dhe për të ndihmuar kombëtaren në momentin me vendimtar në Ligën e Kombeve.

Në mbrojtje do të jenë Memolla, Veseli dhe Djimsiti.

Në mesfushë Gjasula, Memushaj, Laci, Doka dhe Ismajli.

Në sulm Cikalleshi dhe Manaj me shpresën se në këtë ndeshje nuk do t’i shpërdorojë rastet për shënim.

Në përfaqësuese një mungesë  e madhe do të jetë Abrashi për shkak kartonësh. Një ditë më parë është njoftuar edhe mungesa e Elseid Hysajt, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Shqipërisë në këtë takim i vlen vetëm fitorja pasi i siguron kreun e grupit dhe ngjitjen në ligën B.

Tv Klan