Sali Berisha: “I nderuar zoti kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi, zonja kryetare e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, të nderuar ministra, parlamentarë, qeveritarë vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës. Të dashur miq, zonja Ajzenhauer mike e çmuar e kombit shqiptar. I dashur ambasador Walker, heroi ynë kombëtar, i dashur miku im Sarik Tarah, të nderuar përfaqësues të lartë të kompanisë Bektel. Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve. Përjetuam shembjen jo të një muri, por të një mali. Përjetuam shembjen jo të një muri, por të pamundësisë. Sot ne vendosëm se nuk ka male, se nuk ka pengesa, se nuk ka asgjë që mund të ndajë jo vetëm shpirtërisht, por as fizikisht këtë komb. Tuneli bashkon më shumë shqiptar me kombe tjera, të rajonit, maqedonasit, serbët, bullgar dhe të gjitha kombet e këtij rajoni. Por dua të theksoj se për një komb dhe për njerëz kohë humbur që jemi ne, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak se sa koha e kalimtarëve nëpër të në një vit të vetëm. Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi i tij është dhjetëra e qindra herë më i vogël se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se shërbimi që ju bën njerëzve dhe qytetarëve. Por edhe dalja në det që i jep Kosovës, sot Kim Mehmeti më dërgonte një mesazh në të cilin më shkruante se se pothuaj është mrekullia shqiptare edhe unë jam dakord me Kim Mehmetin. Edhe njëherë gëzuar!…/tvklan.al