Sali Berisha: “Për kompetencën e tij, për profesionalizmin në drejtimin e kësaj organizate dhe të falënderoj për kontributin e tij në suksesin e kësaj asambleje. Ne jemi mbledhur sot këtu pas një viti, kur bota u përball me një prej krizave më të mëdha ekonomike në të gjithë historinë e saj. Jemi mbledhur këtu sërish në një kohë kur qindra miliona njerëz në botë shtypen nga regjimet tiranike, përballen me varfëri ekstreme, probleme sociale dhe shëndetësore. Mblidhemi në një kohë kur konflikte të egra marrin jetë njerëzish të pafajshëm në disa rajone të botës. Në një kohë kur bota përballet me varfëri ekstreme, probleme sociale dhe shëndetësore. Mblidhemi në një kohë kur konflikte të egra marrin jetë njerëzish të pafajshëm në disa rajone të botës. Në një kohë kur bota përballet me krizë bërthamore, në Iran, Korenë e Veriut. Këto vende që përbëjnë një kërcënim të vërtetë për paqen e botës. Shqipëria dhe populli i saj janë përkushtuar në ofrimin e një kontributi për avancimin e paqes, sigurisë dhe lirisë, respektimit të të drejtave të njeriut, luftës kundër varfërisë, promovimin e zhvillimit dhe prosperitetit dhe së fundmi mbrojtjen e mjedisit. Zoti president, jam këtu për të sjellë një angazhim të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë në përmbushjen e reformave të saj. Për plotësimin e reformave të nevojshme në integrimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian. Është pikërisht kjo shtylla e reformave të qeverisë, programit të saj. Në aplikimin tonë për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian si dhe për sa i përket rishikimit të aplikimit tonë për liberalizimin e vizave, Shqipëria është një demokraci e re, po tepër funksionale. Vetëm 2 muaj më parë Shqipëria mbajti zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, komunitetet ndërkombëtare, OSBE-ODHIR-i raportuan se këto zgjedhje përmbushën standardet kryesore të saj dhe dhanë një vlerësim pozitiv për to. Qeveria e re që sapo ka dalë nga këto zgjedhje mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me këto organizata…”/tvklan.al