Elmaz Sherifi: “Një mbledhje e zhvilluar në një terr të plotë informativ, e pazakontë. Rama i fsheh u opinionet e tij dhe synimet e tij nëpërmjet rezolutës së paraqitur. Synimi është i qartë zoti Rama nuk do që publikisht ashtu siç i takon një politikani të kultivuar të pranojë humbjen dhe të pranojë respektimin e normave statutore për ndërprerjen e mandatit dhe hapjen e garës në PS për zgjedhjen e lidershipit të ri. Unë mendoj se këmbëngulja për të vazhduar në misionin e tij të dështuar do të sjellë pasoja shumë negative, jo vetëm në deformimin e shumë proceseve brenda PS-së, por ai kërkon ta fusë në një cikël të ri krize me qëllim që PS-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale të vejë më e shpartalluar se kurrë. Pra qëllimi i Ramës nuk paska qenë ai i sjelljes së socialistëve në pushtet, qëllimi i Ramës dhe i asambleistëve të ri të bërë deputet është si të mbajnë Ramën kryetar partie. Nuk mendoj se është normale ti jepet legjitimiteti i kryetarit për të sjellë dështimin e radhës. Ai po larohet nga tradita historike e krijuar nga një standard demokratik i vendosur nga zoti Nano, i cili pas 8 vjet qeverisje humbi zgjedhjet dhe u largua. Me sa duket Nano qenka shumë i ri në frymën, në vizionin dhe politikat e tij, ndërsa zoti Rama qenka shumë i vjetër, qenka i lidhur fort pas kolltukut të pushtetit.”/tvklan.al