Tregjet ndërkombëtare financiare do të pësojnë një tërmet të fortë. Paralajmërimi vjen nga fondi monetar ndërkombëtar i cili kërkon domosdoshmërish marrjen e masave të shpejta, efikase për t’i dhënë fund krizës e cila po përhap tentakulat në të gjithë sektorët ekonomik.

Në raportin për stabilitetin financiar të globit FMN jep alarmin se çmimi i kësaj krize do të jetë 1.4 trilion dollarë humbje, një shofer tepër e lartë që mund të rrezikojë çdo bankë. Sipas institucionit më të lartë financiar në botë ndërhyrjet financiare jo bankare kanë shkaktuar të paktën 180 miliard dollarë humbje. Sigurimet kanë dërguar në djall 100 miliard të tjerë dhe operatorët e tjerë kanë hedhur në tym 60 miliard dollarë. Të shikosh institucionet financiare në Evropë si Britania e cila ka shpallur zyrtarisht recesionin ekonomik apo si Gjermani që po bën përçapjet e fundit për të shpëtuar gjigandin e kredive Hipo Real Estate AG, Bashkimi Evropian nuk mund të qëndrojë duarkryq.

Sot ministrat e financave kanë rënë dakord për të rritur garancinë minimale të depozitave bankare nga 20 mijë në 50 mijë euro. Ata kanë kërkuar marrjen e masave individuale nga të gjithë vendet, por duke bashkërenduar përpjekjet në rang ndërkombëtar me qëllim shmangien e thellimit të krizës. Ndërkohë që Banka qendrore Evropiane derdhi në treg 50 miliard euro për të kthyer besimin thyer ndaj sistemit financiar. Pas ë hënës së zezë Wall Street i cili humbi më shumë se 10 mijë pikë duket se më në fund po merr frymë, sot indeksi Dou Jones ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.17%, të njëjtin shembull ka ndjekur dhe bursa në Evropë e Azi, duke pësuar rritje prej 0.7 në 3.3%, por pamundur ët rimëkëmben plotësisht./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle