Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi sot se pjesa më e rëndë e krizës financiare botërore ka kaluar, por vëmendja nuk duhet ulur sepse rimëkëmbja do të jetë e gjatë.

Në rifreskimin e raportit të Prillit mbi stabilitetin financiar në botë të publikuar të mërkurën  FMN-ja konstatoi se rënia ekonomike për këtë vit do të jetë 1.4% ndërsa në vitin 2010 në nivel botëror do të jetë 2.5%.

Në vlerësimin për vendet e rajonit vërehet se Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim nga raporti i Prillit çka do të thotë se për vitin 2009, ekonomia e vendit do të rritet me 0.4%.

Kështu Shqipëria ngelet vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe në Evropën juglindore me një rritje ekonomike për vitin 2009.

Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia apo dhe Kroacia do të kenë një rritje që shkon nga minus 2% në minus 5%.

Për sa i përket vitit në ardhshëm rimëkëmbja e Shqipërisë do të jetë në nivelet e 2%, sërish vendi ynë do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

FMN-ja u kërkoi përfaqësuesve ekonomik të globit të vazhdojnë me politikat qeveritare të deritanishme që duhet të jenë gjithmonë mbështetëse.

Kështu pra, për përmirësimi i kushteve financiare në mbarë globin ishte më shuam se ç’pritej, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar./tvklan.al