Ngritja e temperaturave dhe mbërritja e verës kanë boshatisur thuaj tërësisht Tiranën nga njerëzit dhe nga trafiku i makinave që e shoqërojnë çdo ditë metropolin shqiptar.

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë preferuar të kalojnë këtë ditë pushimi në ambiente të freskëta dhe larg zhurmës. Të tjerë kanë zgjedhur parkun e liqenit artificial për të kaluar këtë paradite të nxehtë.

Qytetarja 1: “Është ditë e bukur, ka ardhur vera sigurisht për tu kënaqur.”

Qytetari 1: “Punët i kemi me turne më gjëra, kaq mundësi kishim kaq po e shfrytëzojmë.”

Qytetarja 2: “Se kërkojmë freski. Në radhë të parë kam sjell mbesën e vogël dhe e kam shtëpinë afër kështu që kam shfrytëzuar liqenin, pastaj liqenin kush nuk e shfrytëzon. 

Por ka patur dhe nga ata që preferuar parkun kombëtar të malit te Dajtit për të kaluar ditën duke bërë kamping me familjet e tyre. Shumë prej tyre thonë se kanë ardhur për tu larguar nga streset e përditshme dhe të kalojnë një paradite nën hijet e pemëve këtu në malin e Dajtit.

Qytetari 2: “Ofron kushte sa më të mira për pushuesit, klimë dhe ajri i pastër.”

Qytetarja 3: “Ne kemi zgjedhur malin e Dajtit si ditë pushimi sot, pastaj vetë ngrohja e motit, ajri i pastër nuk ka gjë më të bukur që të jesh në Tiranë këtë shijon, domethënë në kjo na ka ngel.”

Qytetari 3: “Zgjodhëm Dajtin për më freskët, më qetësi, jeshillëk.”

Por shumë të tjerë kanë preferuar detin dhe kanë udhëtuar drejt plazheve të Vlorës dhe të Durrësit për shkak dhe të temperaturave tepër të larta.

Qytetarja 4: “Shumë bukur, njerëz ka, pastërti është shumë mirë.”

Qytetarja 5: “Mirë shumë e bukur është rregulluar, ka ndryshim nga vjet.”/tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi