Ka mjaftuar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Berisha që Michel Godet, profesor në Konservatorin Kombëtar të Arteve dhe mjeshtërive dhe Francis Mer, ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave në Francë, të mund të hedhin një vështrim nga Shqipëria. 

Me një titull që të intrigon që hyrje të tij me një vështrim analizues të Shqipërisë, me një popull që sikurse thonë autorët ka vuajtur shumë në historinë e tij, ftesa duket e qartë dhe e hapur.

“Europa nuk do të gjejë në Shqipëri vetëm interesa ekonomike dhe hapësira të mbrojtura, por edhe modelin e një bashkëjetese dhe tolerance fetare për të cilën ajo ka shumë nevojë”.

Feja kryesore aktualisht në Shqipëri është ndjenja kombëtare thonë autorët e shkrimit Godet dhe Mer, duke theksuar se atdheu i “Nënë Terezës” është një shembull i pluralizmit të besimeve fetare. Godet dhe Mer sjellin një panoramë të zhvillimeve në vend një prekje e kujdesshme e historisë prej diktaturës deri në ditët e sotme.

“E frymëzuar nga ekonomisti peruan Hernando de Soto, qeveria liberale kërkon që çdo qytetar të bëhet pronar toke, duke legalizuar përvetësimet e tij individuale, por duke përcaktuar një sipërfaqe tavan për çdo banor. Rezultati nuk ka lagje me baraka në Tiranë, një qytet që numëron gati një milion banorë dhe për më tepër janë të paktë qiramarrësit e ndërtesave të përbashkëta që janë bërë pronarë të apartamenteve të tyre me një shumë simbolike.”

Michel Godet dhe Francis Mer kujtojnë ftesën e kryeministrit Sali Berisha për një drekë në Tiranë me 25 prill, një ditë pas takimit të tij në Paris me presidentin francez Nicola Sarkozy.

Ajo çfarë nënvizojnë ishin tre çështje për të cilat siç dhe shkruhet në artikull kryeministri Berisha u shpreh shumë i prerë. Shqipëria është bërë një nga vendet më të sigurta të botës, numri i personave të burgosur është dyfishuar, korrupsioni i funksionarëve të lartë është frenuar dhe falë kësaj fushate reformash dhe ndëshkimesh, afro 140 funksionarë të lartë janë gjykuar nga organet e drejtësisë gjatë tri viteve të fundit.

“Sali Berisha shpreh besimin për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky ish-profesor i kardiologjisë i njohur për ndershmërinë e tij është edhe humanist. Ai është i ndërgjegjshëm për nevojat, kërkesat dhe shërbimet publike të vendit të tij. Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin për pabarazinë në fushën e arsimit që është thelluar pas shembjes së regjimit komunist. Ai na bëri të ditur se do të rishikonte pagat e arsimtarëve në sektorin publik në mënyrë që ata të mos drejtoheshin në sektorin privat.”

Artikullshkruesit shprehin ne pak fjalë optimizmin e tyre për Shqipërinë. Vend që përbën një shans për ndërmarrjet që duan të përqendrojnë larg sipërmarrjen e tyre dhe me çmim të ulet për elasticitetin e tyre konkurrues. Shqipëria, thonë autorët, është e gatshme për të ndihmuar këto sipërmarrje e për tu bërë Kina e Evropës.

Shqiptarët kanë vuajtur shumë, tani ka ardhur koha për t’i ndihmuar që të rigjejnë shpresën tek e ardhmja thotë Mer dhe Godet. Europa nuk do të gjejë në Shqipëri vetëm interesa ekonomike dhe hapësira të mbrojtura por edhe modelin e një bashkëjetese dhe tolerance fetare për të cilën ajo ka shumë nevojë, përfundon artikulli./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi