Pak ditë pas publikimit në media të rezultateve të anketimit “Puls”, të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Institutin për Studime Publike e Ligjore, drejtoresha ekzekutive e QKZH-së, Mirlinda Rusi shpjegon metodologjinë që është ndjekur gjatë këtij sondazhi.
Ajo ndalet gjithashtu dhe tek risia që sjell ky projekt, i pari i realizuar deri më sot nga dy NGO shqiptare, i mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada Britanike në Tiranë.
Për zonjën Rusi metodologjia e kësaj ankete është ndjekur me rigorozitet nga kompania amerikane konsulente D3 systems, dhe konsiston në tre shtylla, atë të përzgjedhjes së kampionit, hartimit të pyetësorit dhe punës në terren.
Mirlinda Rusi: “Gjatë përzgjedhjes se kampionit u përdor baza më rilevante dhe më e fundit që ne kishim, duke u korrigjuar popullsia mbi bazën e projeksionit të vitit 2008. …. i parë i kampionit është 1000 intervistues shqiptar dhe është i vetë peshuar. Pra brenda kampionit del vetë dhe përqindja e gabimit, pra kemi një siguri të plotë që përqindja e gabimit nuk lëviz mbi kufirin +/- 3%.”
Për drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim anketa “Puls” është një nga projektet më të rëndësishëm që i nevojitet shoqërisë dhe klasës politike shqiptare.
Kjo shpjegon Rusi, për faktin se si QKZH-ja, e cila njihet si qendër për rezultatet e anketimit të biznesit dhe të një sërë projektesh në fushën sociale, por edhe Instituti për Studime Publike e Ligjore me asistencën e tij që nga vitit 1999 kishin back graund-in e duhur për ta bërë realitet një sondazh të tille, i pari në llojin e vet i realizuar nga dy NGO shqiptare./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro