“E kam të pamundur”, kështu është shprehur në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan gazetarja Jonida Mukja teksa rrëfen frikën e saj më të madhe. Jonida ka frikë macet, madje siç shpreh, ajo dhe prindërit e saj kanë tentuar disa herë që t’ia largojnë këtë frikë, por ka qenë e pamundur.

Duke iu referuar rastit të gazetares konkretisht, por duke e përgjithësuar dhe më tej për sa i përket fobisë me kafshët e tjera, ekspertja Shpresa Rupar tregon mënyrat se si ne mund të largojmë një herë e mirë këtë lloj frike.

 “Nëse nisemi nga përvoja e saj, një fëmijë 6-vjeçar që nuk ka pasur kontakt të mëparshëm me këtë gjë, për trupin dhe sistemin e saj nervor ka qenë diçka e panjohur dhe reagimi ka qenë ai që ka qenë. Që këtu ka filluar që të krijohet një traumë, një eksperiencë ose një përvojë negative. Dhe duke tentuar disa herë dhe mami i saj, siç e tha dhe vetë, ose persona të rritur për ta ndihmuar që ta kalonte këtë gjë, duke mos e kaluar, është fuqizuar më shumë ajo traumë.

Gjatë jetës ne kemi disa antena të ngritura dhe shikoj raste të tjera, duke krijuar një zinxhir më shumë të kësaj traume apo frike. Në këtë rast ndihmon hipnoterapia. Kjo të çon në një gjendje relaksi dhe do i sugjeroja zonjushës që herë pas here të përdorësh imagjinatën, sepse ne kemi një dhuratë shumë të bukur, kemi fantazinë, të imagjinojë sikur ka një ekran dhe ta mendojë veten e saj të qetë duke parë një mace në largësi. Kjo kërkon një trajtim, normale.

Por, megjithatë në pika të përgjithshme do të sugjeroja që të fillonim dhe të shikojmë veten në një pozicion tjetër. Hipnoterapia është një nga zgjidhjet më të fuqishme për këto raste. Ndihmon edhe komunikimi, pra të flasim në rast se nuk dimë burimin, por kur dimë burimin përdorim direk hipnoterpainë, të fshimë atë ngjarje që ka ndodhur, atë moment për të krijuar diçka të re,” tha ekspertja./tvklan.al