Të ftuarit në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan diskutuan sa i përket frikës ndaj kafshëve. Një pjesë e tyre treguan frikërat më të mëdha. Nga ana tjetër ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve që tmerrohen nga gjarpërinjtë, Hysni Rexhaj kujdeset me shumë dashuri për rritjen e tyre.
Duke folur për pasionin e tij ai tha se gjarpërinjtë nuk janë aq agresivë sa mendojmë, madje sipas tij dhe në të gjitha rastet kur ndodhin pickime tek njerëzit, faji është i këtyre të fundit.
“Gjarpërinjtë çfarëdolloj race që të jenë, nuk janë ashtu siç i mendojmë ne që të sulmojnë ose të ngacmon. Gjarpri të ngacmon nëse t’i e keqtrajton. Pickimet e gjarpërinjve 100% vijnë për shkak se njerëzit ngacmojnë.”
Hysniu nuk ngurroi që t’i bënte një propozim moderatores së programit Katerina Trungut. Ai shprehu dëshirën që në një të ardhme të mund të sillte një gjarpër një studio, megjithatë moderatorja edhe pse ka shprehur disa herë frikën e madhe që ka ndaj këtyre krijesave, nuk arriti të premtonte dot realizmin e diçkaje të tillë.
Hysni Rexhaj: Për mua nëse e bëjmë një emision për shembull se unë kam pasur vdekjen e nënës dhe nuk kam mundur që ta marr një gjarpër këtu ose në studio. Nëse do të jem ndonjëherë do të shikoni se çfarë dashurie kam ose se çfarë mund të bëj unë me një gjarpër.
Katerina Trungu: Nuk e di a do e kem ndonjëherë këtë guxim o Hysni, nuk ta premtoj dot.
Hysni Rexhaj: Do të ta jap një premtim 100% që do ta realizojmë edhe do të bindesh ti vetë. Do të mahnitesh se çfarë ndodh më andej.
Katerina Trungu: Unë nuk ta jap dot asnjë premtim asnjë përqindje./tvklan.al