Të ftuar:
Erko Prifti: Veteriner
Jonida Mukja: Gazetare
Ambra Hysa: Psikologe
Në skype
Shpresa Rupar: Life Coach & Hipnoterapiste
Hysni Rexhaj
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Fileto pule kremoze me kërpudha dhe spinaq
500 gr fileto pule
Kripë dhe piper i zi
2 lgj vaj ulliri
1 thelb hudhër
1 qepë mesatare
300 gr kërpudha
Pak rigon
Pak borzilok të thatë
7-8 domate të thata (në vaj)
60 ml verë të bardhë
1 gotë lëng pule
200 ml krem pana
40 gr parmixhan i grirë
1 grusht spinaq
Pastrojmë gjoksin e pulës e marinojmë atë nga të dyja anët me kripë dhe piper të zi. Në një tigan të madh ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim gjoksin e pulës dhe e skuqim atë nga të dyja anët sa të zverdhet pak pa e gatuar nga brenda. Largojmë mishin nga tiganët dhe e lëmë menjanë. Shtojmë dhe pak vaj në tigan dhe kaurdisim për pak sekonda hudhra të grira shumë imët. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe vazhdojmë skuqjen e saj derisa të marrë ngjyrë të artë. Rrisim temperaturen dhe shtojmë kërpudhat të prera në feta të holla i skuqim ato sa të marrin ngjyrë.
Shtojmë pak rigon dhe borzilok të thatë. Shtojmë domatet e thata të prera në copëza. Vazhdojmë skuqim dhe për 2-3 min e më pas i shuajmë përbërësit me verën e bardhë dhe i lëmë të ziejnë sa të avullojë alkoli. Shuajmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziej 5 min. Shuajmë kremin e panës + parmixhanon e lëmë të shkrihet. Shtojmë spinaqin dhe vendosim në tigan dhe copat e pulës, ulim temperaturen dhe i lëmë të ziejnë në temperature të ulët për 10 min me kapak të mbuluar. Nëse shohim që salca trashet mund të shtojmë pak lëng pule. Në fund e sherbejmë duke spërkatuar me pak piper të zi. Kjo recetë mund të serviret dhe një bazë makarona të ziera.
Krem karamel ose flan
Për karamelin
150 gr sheqer
Për kremin e qumështit:
2 vezë
250 ml qumësht
25 gr sheqer
Vanilje
Për pandispanjën
2 vezë
40 gr sheqer
40 gr miell
Vendosim sheqerin në një tigan e më pas në zjarr mesatar derisa ai të shkrijë duke e trazuar atë me lëvizje të tiganit derisa sheqeri të kthehet në karamel me ngjyrë të theksuar. Më pas ndajmë karamelin në 4 tasa të posacëm. Ngrohim qumështin, ndërkohë në një tas rrahim 2 vezë me sheqerin. Shtojmë tek qumështi dhe vanilja e më pas e shtojmë atë ngadalë duke e përzierë së bashku me vezët. E kullojmë në sitë largojmë shkumen dhe më pas e ndajmë në 4 tasa të barabartë.
Në një tas tjetër përgatisim brumin pandispanja. Vendosim 2 vezë + sheqerin dhe i përziejmë derisa vezët të na bëhen si një marenge e lidhur mirë. Shtojmë miellin duke e situr e më pas e përziejmë mirë me tel dore. Vendosim brumin në një xhep pasticerie dhe me kujdes e shtojmë mbi qumështin me vezë që vendosem në tas, e përziejmë me një stikadent. Vendosim taset në një tepsi ku shtojmë ujë të ngrohtë dhe j pjekim në banjomari në temperaturen 160 grade per 1 orë. I ftohim e më pas e sherbejmë.
Pse disa gjallesa na japin ndjesi të këqija?
Veterineri: Nuk e njoh fjalën “neveri”, fëmijë kam ndihmuar qentë të lindin
E habitshme, gazetarja ka frikë nga macet