Skënderbeu është ekipi më i përfaqësuar në skuadrën ideale të javës së 30 të Superiores. Dy lojtarë dhe trajneri Ernest Gjoka kanë marrë votat e teknikëve të kombëtareve.
Sulmuesit Nasr dhe Bismark janë vlerësuar pas fitores 2 – 1 ndaj Vllaznisë të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Gjoka është për herë të dytë në formacionin e javës. Në reshtimin 4-3-3 janë përfshirë lojtarë nga 9 ekipe të kampionatit duke lënë jashtë vetëm Vllazninë, pas humbjes që pati në shtëpi ishte që surpriza e javës së 30.
Kategoria Superiore do të pushojë për disa ditë për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Tv Klan