Piloti 23-vjeçar i McClaren, australiani Oscar Piastri është shpallur fitues në pistën e Hungaroringut në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Oscar Piastri mposhti shokun e skuadrës Lando Norris, duke arritur fitoren e parë në Formula 1.

Fitorja e tij erdhi pas një debati në radio mes anëtarëve të ekipit të McClaren. Lando Norris i  “dorëzoi” fitoren shokut të tij të skuadrës.

Piastri fitoi me 2.141 sekonda përballë shtatë herë kampionin e Botës Lewis Hamilton që përfundoi i treti për Mercedes. Ky është podiumi i 200-të për Hamilton, një rekord.

Në xhiron e 63-të, Hamilton i mbijetoi një përplasjeje dramatike me Max Verstappen e Red Bull dhe liderin e këtij sezoni. Max Verstappen, i cili u largua, por u rikuperua për të përfunduar i pesti.

Kampioni në fuqi i botës, Max Verstappen, nuk shkoi përtej vendit të pestë me Red Bull-in e tij,

Për pilotët e Ferrari-t Charles Leclerc u rendit i katërti dhe Carlos Sainz përfundoi garën në vendin e gjashtë.

“Është shumë e veçantë, – tha piloti australian Piastri, – e kam ëndërruar këtë si fëmijë dhe nëse ishte pak e komplikuar në fund, e vendosa veten në pozicionin e duhur në fillimin e garës. Është një garë shumë argëtuese me McLaren. Kjo është një ndjenjë e pabesueshme.”

Norris ishte i pari që përgëzoi shokun e tij të skuadrës pasi ai u shfaq se refuzoi urdhrat e ekipit dhe lejoi australianin të kalonte në fazat e mbylljes.

Verstappen ende kryeson me lehtësi kampionatin e pilotëve me 269 pikë. Norris është i dyti me 189 pikë.

/tvklan.al