Ka dalë në ankand njëri prej avionëve privatë të Elvis Presley, nga tre gjithsej që posedonte mbreti i

Rock and Roll-it

në kohët e tij të arta.

Lockheed JetStar 1329, prodhim i 1962, i cili ka 36 vite që qëndron i palëvizuar në aeroportin e vogël Rosswell, në New Messico, pritet të shitet me një vlerë nga 2 deri në 3 milionë dollarë. Ofertat do të pranohen deri më 27 Korrik.

Parë nga fotot e publikuara nga shtëpia e ankandeve Iron Planet, avioni duket shumë i vjetër, gati për skrap, pa motor, tërësisht i ndryshkur. Kurse arredimi i brendshëm është në ngjyrë të kuqe me shkëlqim, një kërkesë kjo e vetë këngëtarit në atë kohë.

Sigurisht blerja do të jetë më së shumti emocionale, por edhe në terma përfitimi modeli i avionit është shumë i rrallë, sepse nga 1957 deri në 1978 u prodhuan vetëm 204.

Tv Klan